Gazetari shqiptar i cili ndodhet në Francë, Leon Molla tregon fjalët rrënqethëse që i tha babai i Lorenc Beqirajt, 23-vjeçarit nga Shkodra që u nda nga jeta sot pasi mjekët e spitalit në Marsejë i hoqën aparaturat.
Gazetari komunikoi me Gëzim Beqirajn në telefon, ai tregon se çfarë i tha teksa e pyeti për gjendjen e Florencit.
“Leon ma vranë djalin !!!
Këto ishin fjalët e babait të Florencit, Gëzim Beqiraj që më tha në telefon pak mituta që doktorrët Francez i hoqën oksigjenin.
Nuk po e besoja dhe menjëherë i drejtova pyetjen:
Gëzim çfarë thua ? Firmosët Ju që ti hiqnin oksigjenin?
Ai i përlotur më thotë: Jo Leon Jo, nuk më pyetën, doktorrët ja hoqën oksigjenin pa më pyetur, ma vranë djalin, ma vranë.
Në këto momente mbeta pa fjalë, nuk dija çfarë ti thoja.
Gëzimi vijoi duke më thënë: Mbarova, më vranë djalin tim të vetëm, nuk mund të flas, nuk di çfarë të flas, më vranë djalin Leon, o Zot, o Zot.
Me këto fjalë mbylli telefonin.
Kurrë nuk do ta harroi, kurrë, kurrë, kurrë.
Shpirti i Florencit pushoftë në Paqe.”