Loading...

E moshuara nga Vlora lë policinë me gojë hapur, i sekuestrojnë shifrën marramendëse

Anti-krimit ekonomik ka sekuestruar ditën e sotme një llogari bankare me shumën monetare prej 298.324 eurosh.

Mësohet se ajo i përkiste vlonjates T.B, 57 vjeçe, e cila akuzohet për pastrim të produketeve të veprës penale.

Sipas policisë ka dyshime se biri i 57 vjeçares merrej me aktivitet kriminal.

Në njoftimin e saj, policia thotë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., , banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com