Kryeministri Edi Rama u takua sot me furnizuesit e ushqimeve. Ai i ka bërë të ditur, se ndodhemi në një situatë të vështirë, ku nuk ka vend për fitim dhe çmime eksperimentale.
Rama gjithashtu, paralajmëroi një rritje të çmimit të naftës në 3-mujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti.
“Diktohet nga domosdoshmëria për të pasur një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. E dini që unë nuk hyj tek ata që besojnë te ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale dhe kjo vlen për krizat organike të një kohe normale, siç ishte dhe kriza organike e inflacionit në të gjithë botën me një rritje të lehtë, jo të pa ndjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e fundit. Sot s’jemi në këto kushte. Kr iza s’është organike është e imponuar nga një agr esion ush tarak të një fuqie të madhe ekonomike në furnizimin e shumë lëndëve ty para, Rusisë mbi Ukrainën dhe nga një sërë zhvillimesh të kësaj lufte që po krijojnë në mënyrë të vazhdueshme një destabilizim të tregut që ju jeni dëshmitarë.
Dua të jeni të bindur që i dimë vështirësitë tuaja në këtë situatë, kur vështirësia kryesore dhe ajo që mund të rëndohet më tutje është gjetja e tregjeve, zëvendësimi i tyre, por tani është momenti për të harruar fitimin. Tani është momenti për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide të madhe që na ka zgjedhur dhe të mbështetjes së atyre që janë më në nevojë se ne që jemi këtu. Janë disa produkte bazë të shportës dhe këtu produkti më domethënës për sa po flasim është vaji që ka kërcyer në çmim jo pa arsye, por kur ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme për të manovruar me një ulje të çmimit për to.
E di edhe çështjen e furnizimit. E di që është pro blem kudo, jo vetëm në Shqipëri. Unë kam bërë komunikimet e mia për hapjen e mundësisë së furnizimit, ku edhe vende të mëdha e kanë p roblem në afat të sigurimin e sasive të nevojshme bazuar në shifrat e konsumit, patjetër s’ka si të jetë ndryshe. Vend për të ndërhyrë ka dhe ka jo pak në këtë moment. Nuk mund të bëhet asnjëlloj eksperiment fitimprurës këtu me idenë që këta po blejnë. Është domethënëse për ne që konsumi nuk ka rënë. Kjo s’do të thotë që situata është e tillë ku ju mund të vazhdoni me këto çmime. Ato mund të rriten në vijim përsëri. Dje, kam qenë në një diskutim në Zoom me disa të tjerë jashtë vendit. Bota mund të përballet me shokun e furnizimit të karburantit. Në tremujorin e parë dhe të tretë të vitit si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse barelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi”, tha Rama.