Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i është përgjigjur interesit të gazetarëve për shëndetin me ndor të presidenti rus, Vladimir Putin.
Gjatë një deklarate për mediat, Peskov konfirmoi se Putin është duke punuar me orë të zgjatura duke fjetur shumë pak gjumë.
“Dita e punës e presidentit Putin zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë dhe orët e tij të punës janë jashtëzakonisht të parregullta. Gjendja e tij emocionale është shumë në rregull” u tha Peskov gazetarëve.