Zyrtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë t’ia mbushin mendjen Serbisë që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë pas agr esionit të saj kundër Ukrainës, por gjithashtu paralajmërojnë për pasoja të mundshme nëse kjo politikë e Serbisë vazhdon.
“Serbia nuk është e bindur se sanksionet (kundër Rusisë) janë përgjigjja e duhur për momentin. Ne po ia bëjmë të qartë Serbisë se cili do të jetë çmimi nëse vendi është në anën e gabuar të ko nfliktit”, tha Michael Siebert, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Rusinë dhe Partneritetin Lindor në BE.
Siebert i bëri këto deklarata në një diskutim në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian kushtuar lu ftës në Ukrainë.
Gjatë të cilit ligjvënësit europianë pyetën se cilat do të ishin pasojat për Serbinë për refuzimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.