Loading...

E papritur në festivalin e RTSH, këngetari ndërpret këngën

Të enjten ishte nata e parë e festivalit të 56-të në RTSH, por ka nisur me një incident. Adi Krasta ishte kujdesur që çdo gjë të shkonte mirë dhe këngëtarët u prezantuan nga figura të njohura të ekranit. Mirëpo, Redon Makashi ishte këngëtari i fundit që u ngjit në skenë, i cili u prezantua me këngën “Ekziston”.

Makashi u rehatua në këndin e pianos dhe mënjëherë filloi muzika. Ndërsa në sekondat e parë të këngës, dëgjohet zëri i Redonit “Stop! Stop, orkestra, stop… Nuk jeni mirë…!”. Me sa duket mënyra se si ata po luanin, nuk po i pëleqente Redonit.

Ndësa Adi Krasta nxitoi t’i afrohej këngëtarit për ta pyetur se çfarë ndodhi. “Orkestra nuk është mirë”, përsëriti edhe një herë Redoni, duke bërë më pas një kërkesë për publikun në sallën e Pallatit të Kongreseve: “…një duartrokitje për orkestrën!”. Ndërsa instrumentistët e orkestrës njoftuan se janë gai tashmë dhe kënga nisi nga fillimi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com