Loading...

4 trajtime efektive për rrathët e zinj të syve

Rrathët e zinj poshtë syve formohen në mungesë të gjumit, pas një dite të lodhshme ose stresit Mbulimi i tyre me grim mund të fsheh pamjen tuaj të lodhur për pak orë, por më efektive do të ishte të provonit trajtimet e mëposhtme për të trajtuar qeskat nën sy në periudhë afatgjate.

Vaji i ëmbël i bajames

Ky vaj vepron si një hidratant për lëkurës tuaj. Tendos lëkurën dhe trajton fryrjen duke zbehur pamjen e rrathëve të syrit. Aplikoni 2-3 pika vaj poshtë syve para se të shtriheni dhe masazhojeni lëkurën për disa minuta. Nuk është nevoja ta shpëlani.

Lëng patate

Patatet janë të pasura në vitaminë C, esenciale për lëkurën. Patatja përmban enzima “zbardhuese” ndaj kanë një efekt të menjëhershëm kundër rrathëve të zinj. Merrni lëngun nga një patatet e qëruar dhe me ndihmën e një pambuku, aplikojeni nën sy për 10 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Kastraveci është i pasur në antioksidantë e përpara se ta përdorni duhet ta vendosni në frigorifer për të paktën 30 minuta. Prini dy feta të holla dhe vendosini mbi sy për 15 minuta.

Lëngu i domates gjithashtu është i pasur në antioksidantë të quajtur lycopene. Këto të fundit i japin shkëlqim lëkurës dhe e ushqejnë atë. Kompresa çaji Pasi të keni pirë filxhanin tuaj të çajit, qeskat mos i hidhni në koshin e mbeturinave, por mbajini për 10 minuta në zonën rreth syve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com