Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej, nga ku më pas do të nisë edhe marshimi drejt kryeministrisë, në ditën e katërt të pro testës kundër rritjes së çmimeve.
Në shesh gjen njerëz të çfarëdo moshe, të cilët shpjegojnë dhe arsyet se pse kanë dalë në këtë pr otestë, që derimë tani ka qenë paqësore, dhe ka vënë në lëvizje në fakt edhe qytetarët.
“Pr otestojmë për gjendjen ku e ka lënë qeveria këtë vend, në dorë të spekulanteve, qeveria ka dhënë të gjitha pasuritë në dorë të spektukantëve. Çfarë ka lidhje kriza e energjisë, kur ne kemi jemi vend prodhues energjie, çfarë lidhje ka kriza e drithërave, kur ne kemi qenë vend që plotësonim të gjitha kërkesat tona.
Ai kryeministër që ka shk atërruar rafinerinë e naftës, duhet va rur, pse nuk zbatohen vendimet për rezervat? Çfarë kuptimi ka rezerva, nëse ti thua në rastin më të parë, që i ke rritur çmimet, se ka pasur rritje në bursë. Ra kjo lu ftë dhe u pamë”, u shpreh një prej qytetarëve.
Ndërkohë që një tjetër i moshuar mes lotëve, tha se nëse nuk do të ishin fëmijët në emi gracion, ata nuk do të kishin mundësi që të jetonin.
“Mos të kemi fëmijët nuk jetojmë, iu bjemë në qafë fëmijëve për ushqim, nuk mund të flas më, më falni”, tha i moshuari.