Kryeministri britanil Boris Johnson ka dhënë vlerësim maksimal për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy.
Në një intervistë për Sky e quajti presidentin ukrainas Volodymr Zelenskyy si “një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm të kohëve të fundit”.
Johnson shtoi: “Mënyra se si ai ka mbledhur popullin e tij, të gjithë botën – për kauzën e Ukrainës, na ka bërë të gjithë të veshim flamuj të verdhë dhe blu. Na ka mobilizuar të gjithëve në anën e tij”.
Britania e Madhe ka qenë mbështetësja më e madhe e Ukrainës, aq sa Moska deklaroi se nuk do ta harrojë kurrë atë që Britania po i bën Rusisë.