Loading...

Kryemadhi: Herën tjetër do i bie në lule të ballit Ramës me çizme.

Duke komentuar hedhjen e çizmeve drejt kryeministrit Edi Rama të hënën në Parlament, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se “do përgatitem herë tjetër ta hap krahun tamam që t’i shkojë mu në lule të ballit që të mos hallakatem kot”.

Ajo ka shkëmbyer edhe batuta me drejtuesin e emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, të cilit i tha: Ti më mirë të më kishe ftuar në studio, sa më mbajte këtu kot, se nuk të dëgjoj mirë në kufje. Teksa Rakipi ia ktheu: Të na gjuaje me çizme edhe ne…

Ndërsa lidhur me procedimin penal qe ka bere Policia ndaj Kryemadhit, pas protestës së të hënës, Kryemadhi tha: “shumë mirë le të më arrestojnë…aman mos e thuaj kështu se
do degjoje vajza ime Era dhe do shkojë ta presi Ramën në aeroport atje në Rinas”.

Kryemadhi tregon për çfarë e parajmëroi ambasadorin Lu gjatë takimit

Një ditë pas takimit në selinë e LSI me ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar detaje në një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”.

Kryemadhi tha se në 90 minutat e takimit u bisedua për situatën politike në vend, ajo e ka paralajmëruar ambasadorin Lu për sjelljen e kryeministrit Rama. Sipas saj, kreu i qeverisë “është i pabesë”, duke iu referuar edhe votës së Shqipërisë në OKB ditën e sotme.

“I thashë ambasadorit Lut të mos i zërë besë Edi Ramës. Ai është i pabesë. Kur Edi Rama i ka futur tre herë thikën pas shpine Ilir Metës që e bëri tre herë kryetar bashkie, dhe kryetar qeverie. Apo kur tradhtoi Bashës pas marrëveshjes për të kundërshtuar Metën, do të vijë dita kur të ‘tradhtojë’ edhe SHBA”, u shpreh Kryemadhi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com