Loading...

Shqipëria i del kundër SHBA-së, Izraeli tregon si votoi Shqipëria në OKB për Jeruzalemin

Nuk ka asgjë zyrtare sesi ka votuar Shqipëria në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por në mediat izraelite thuhet se vendi ynë është rreshtuar përkrah BE-së dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet.

Sipas asaj që raporton Times of Israel, Shqipëria ka votuar pro rezolutës egjiptiane, ndërsa në rajon Kroacia, Bosnja dhe Hungaria kanë abstenuar.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

128 vende anëtare kanë votuar pro, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.

Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëruan vendet anëtare për ndërpreje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm palestinez u kërkoi shteteve anëtare që të refuzojnë shantazhin.

Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”.

Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”, ndërsa përfaqësuesi izraelit në OKB ishte akoma më i ashpër.

“Ky votim do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, tha ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com