Loading...

Jo vetëm që s’është penduar për cizmen por bën edhe një paralajmerim të llahtarshëm

Pasi doli nga mbledhja e Byrosë Politike, ku ka bërë betimin para komisionit, Monika Kryemadhi bëri një deklaratë për mediat. Teksa u prit mes brohorimave nga simpatizantë dhe anëtarët të LRI-së para godinës së Kryesisë së Kuvendit, Kryemadhi tha se veprimi i saj në protestën e të hënës kishte tërësisht legjitim, në kushtet kur mazhoranca shkeli Kushtetutën për interesat e veta.

Madje Kryemadhi foli edhe për çizmen që i hodhi kryeministrit në seancën e së hënës, për të cilën tha se është simboli i lajmëruar për juntën e drogës për krimin e organizuar në Shqipëri. “Deputetë kanë bërë një betim, respektimi i Kushtetutës dhe ligjet e Shqipërisë. Veprimi ynë ka qenë legjitim për moslejimin e shkeljes Kushtetutës nga partia- shtet, Kushtetutë që i ka kushtuar shumë popullit shqiptar, për të cilën është abuzuar dhe folur dhe sot është dita të zbatohet. Ata që donin ta përdornin sistemin e drejtësisë për interesat personale e shkelën ditën e hënë.

Sa i përket çizmes, e ritheksova në sallën e Byrosë se ajo është simboli i paralajmëruar për juntën e drogës për krimin e organizuar që po vendoset në Shqipëri. Shqiptarët kanë vendosur drejtësinë në Paris e jo më në Tiranë. Nuk më shqetëson asgjë tjetër, vec varfërisë së shqiptarëve. Sa më të varfër të jenë shqiptarët aq më lehtë i nënshtron Edi Rama. Pra, kjo është arsyeja që ai i varfëron cdo ditë e më shumë.

Rama nuk ka dashur dhe e ka sabotuar reformën në drejtësi. Ai nuk do që të ngrihet byroja e hetimit, KLP, sepse është një nga njerëzit më të inkriminuar që në vitin 1998. Edhe pse e futi në rrugë antikushtetuese parlamentin, frika e tij më e madhe është KLP e për të uzurpuar sistemin e drejtësisë”, tha Monika Kryemadhi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com