Me dhjetra force policie kanë mbërritur në afërsi të spitalit të Shkodrës duke menduar se ka një plagosje. Informacioni i parë kështu ka qenë por në fakt pas veprimeve të para të policisë ka rezultuar një ngjarje krejt tjetër.
Një djalë me moshë të re mësohet se ka prerë damarët dhe ka tentuar që të vrasë veten. Gjaku i tij ka shqetësuar qytetarët e rastit të cilët kanë njoftuar policinë.
Ende nuk nuk dihen arsyet por mendohet se djaloshi i ri ka probleme sociale dhe ekonomike që e kanë çuar në këtë vendimarrje. Tashmë ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i jepet ndihma e shpejtë