20-vjeçari Haziz Bruci , u pa për herë të fundit në qendër të qytetit Paisley, rreth mesditës të dielën e 9 Prillit. Paisely është qyteti më i madh në rajonin historik të Renfrewshiret, në Skocinë qendrore.
I riu shqiptari përshkruhet si me trup mesatar, me flokë të shkurtër të zinj dhe i rruar. Ai ishte i veshur me tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete Nike.
Policia britanike kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e të riut.
“Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe përtej që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”, tha Jackie Melvin nga policia e Paisleyt.
Ai tha se Bruci u zhvendos pak muaj më parë në Paisley nga Londra, ku iu bashkua familjes.