Loading...

Shkarkohet Ministri i rëndesishem, arsyeja do ju habisë me të vërtetë

Shkelja e rregullave etike ministrore i ka kushtuar shtrenjtë një anëtari të kabinetit britanik qeveritar.
Sipas mediave atje, Damian Green një nga ministrat më të afërt të kryeministres britanike Theresa May është shkarkuar nga kabineti qeveritar, pasi u zbulua se ai kishte shkelur kodin ministror.

Green iu kërkua të dorëhiqet, pasi u zbulua se kishte bërë deklarata të pasakta dhe mashtruese, për atë që ai e dinte rreth materialeve pornografike, të cilat iu gjetën në një kompjuter, në zyrën e tij.

Në reagimin e saj me shkrim kryeministrja May shprehu keqardhje të thellë për largimin ministrit, por tha se veprimet e tij janë larg sjelljes që ajo priste nga një ministër i qeverisë.

Zoti Green është ministri i tretë që do të largohet në një afat kohor brenda 2 muajsh, Michael Fallon dhe Priti Patel janë larguar në nëntor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com