Ditën e sotme një adoleshente ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas të dhënave viktima është A.M., 16 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është helmuar në banesën ku jetonte, gjatë ditës së djeshme.
Të afërmit kanë qenë ata që e kanë gjetur të renë në gjendje të rëndë duke e dërguar në spital.
Por pavarësisht ndihmës së dhënë, ajo ka ndërruar jetë në orët e pasdites së të martës.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të vdekjes së adoleshentes, ndërkohë pritet aktit mjeko ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Policia po merr në pyetje familjarët e vajzës për të mësuar nëse e ndjera kishte shfaqur ndonjë shqetësim.
Për të hedhur më shumë dritë mbi vdekjen e adoleshentes materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranë për vlerësim.