Ukraina i ka bërë thirrje Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luf tarake ruse, bën të ditur ambasadori i Kievit në Ankara.
“Ne bëjmë thirrje që hapësira ajrore, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen. Kërkesën tonë përkatëse ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, ne duam vendosjen e sanksioneve ndaj palës ruse”, tha ambasadori Vasyl Bodnar në një konferencë shtypi në kryeqytetin turk.
Kërkesa e vë në një pozicion të vështirë, anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet.
Sipas një pakti të vitit 1936, Ankaraja ka kontroll mbi ngushticat dhe mund të kufizojë kalimet e anijeve lu ftarake gjatë kohës së lu ftës ose nëse kë rcënohet.