Ka përfunduar në Itali procesi gjyqësor ndaj procesit “Zanafilla”, që trafikonte sasi të mëdha të drogës nga Shqipëria në Itali.
Mediat italiane raportojnë se Antonio Leo u dënua me 7.8 muaj burg, 10 vjet për Pasquale Giannone, 7.8 vite burg për Albino Volpe, 4 vite për Gregorio Leo, 6.2 vite burg për shqiptarin Bastri Çaushaj, 4 vite burg për Dorjan Pashajn, 3.4 vite për Leonidha Lapajn, 3.4 vite burg për Romarjo Demaj, 1 vit për Alessio Mero, 1.6 vite burg për Antonio Brigante, 2 vite për Filippo Costanzo dhe 2 vite burg për Shkëlzen Pronjaj.
Të pandehurit janë dënuar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe tentativë grabitje. Organizata kriminale u zbulua në mars të 2016-s, kur karabinierët sekuestruan 65 kg marijuanë dhe arrestuan dy persona.