Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt !
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme kanë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shtetasit :
Edmond. Rr., 45 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.
Ky shtetas duke drejtuar një motoçiklet tip “Yamaha”, pa targa, dhe i papjisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke pësuar dëmtime të lehta.
Indrit. B., 29 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë.
Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, i papajisur me leje drejtimi përkatëse.
Arben. A., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas në lagjen ”24 Maji”, duke drejtuar mjetin tip ”Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime të lehta.
Nga kontrolli i ushtruar me aparatin ”Drager”, rezultoi, se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme