Loading...

Vjen në jetë ‘bebja e dëborës’, embrioni i ngrirë prej 24 vjetësh

Bebja që shihni më poshtë e ardhur në jetë më 25 nëntor, është rezultat i ngrirjes së një embrioni më 14 tetor 1992. Ajo quhet Emma Wren Gibson dhe prindërit e saj, Tina dhe Benjamin Gibson, mbetën të befasuar kur morën vesh moshën e embrionit.

Ema është një embrion i ruajtur për 25 vjet, pasi u konceptua në laborator me materialin gjenetik të një çifti që nuk mund të kishin fëmijë në mënyrë natyrale. “Unë jam 25 vjeçe. Ajo dhe unë mund të kishim qenë shoqe të ngushta”, tha nëna disa muaj më parë.

Ndërsa pas lindjes në një intervistë për CNN, ajo shprehet: “Doja thjesht një fëmijë. Nuk dua t’ia di nëse është një rekord botëror”. Rasti konsiderohet i veçantë pasi deri tani, embrioni më i vjetër që ka përfunduar me një lindje të suksesshme ka qenë i ruajtur për 20 vjet.

Ndryshe këta fëmijë quhen “bebet e dëborës”, për shkak të kohës së gjatë që embrioni kalon i ngirë në laborator, në pritje për të ardhur në jetë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com