Loading...

Dalin emrat e Ministrave që kanë emëruar zyrtarë të lartë në polici

Ministrat e kabinetit të parë të kryeministrit Edi Ramës duket se kanë propozuar për emërim oficerët e Policisë së Shtetit, duke shkelur kështu ligjin për Policinë e Shtetit që e përcakton si trupë dhe organizatë të depolitizuar.

Në një dosjen të mbajtur nga ish-ministri Saimir Tahiri në lidhje me emërimet në polici për periudhën 2013-2017, rezulton se ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka propozuar emërimin e 6 efektivëve, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka patur interes për 5 emërime, ndërsa ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto ka propozuar një police femër, po ashtu ish-ministrja Ermonela Felaj 2 zyrtarë policie, ministrja e Arsimit, 3 efektivë dhe në fund ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka pasur interes të emërojë një person. Ilir Beqja ka emëruar dy inspektorë në Elbasan.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se i ka zbatuar çdo kërkesë të ardhur në adresë të tij, duke shënuar të zezë në të bardhë numrin e regjistrit, detyrën dhe funksionin, rekomandimin, data e fillimi të punës, gradën, emri i personit, atësinë dhe mbiemrin, dhe kollona e fundit cili deputet e ka propozuar.

Ahmetaj ka propozuar emërimin e 6 efektivëve me gradat inspektor në Tepelenë, nënkomisar në Gjirokastër, komisar në Gjirokastër dhe një civil po në Gjirokastër; Ministri i Jashtëm Bushati ka patur interes për 5 emërime, me gradat inspektor, kryekomisar dhe një drejtues në Shkodër.

Ndërsa ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto ka propozuar një police femër pa gradë në komisariatin Elbasan, po ashtu edhe Felaj 2 me gradë inspektor në Kuçovë dhe një civil në Berat, ministrja e Arsimit 3 efektivë me gradë, inpekstor, nënkomisar dhe kryekomisar në Tiranë dhe në fund ministri i Energjitikës, Gjiknuri ka pasur interes të emërojë një komisar në Durrës.

Plot 49 deputetë socialistë dhe 1 i LSI-së duket se kanë kërkuar emërime dhe ripranime në Policinë e Shtetit për një numër total personash 259 vetë.

Emrat e dy ish-deputetëve më lart është bërë për të treguar sesa metodik ka qenë Tahiri në zbatimin e porosive të 50 kolegëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com