Ambasadori i SHBA-së Donald Lu është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Biseda mes tyre mësohet se po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.
Takimi mes Bashës dhe Lu vjen vetëm 2 ditë pasi mazhoranca zgjodhi me 69 vota prokuroren e re të përkohshme.
Opozita pati një përplasje të ashpër me mazhorancën, ndërsa zgjedhjen e kryeprokurores e quan si antikushtetuese pasi është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.
Nga ana e saj, ambasada e SHBA me anë të një deklarate dënoi atë që ajo e quajti dhunë në parlament, por nga ana tjetër nuk përmendi në asnjë rresht dhunën që ushtroi policia ndaj deputetes së LSI-së.