Nje krim horror ka ndodhur kohe me pare ne nje familje shqiptare, ku Arben Rexha theri me thikë gruan e tij Elidona Demiraj në Londër.
Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje lidhur me krimin e tmerrshëm.
Mesohet se shqiptari e ka pranuar krimin, dhe ka thene se e ka vrare gruan pasi dyshonte se ajo e kishte gënjyer lidhur me virgjerinë, që në takimin e tyre të parë.
Ngjarja tronditëse bëri bujë në media dhe fundi tragjik i shqiptares preku shumë njerëz, jo vetëm të njohurit e saj.
Burii ka thënë se dyshonte se gruaja kishte abortuar njëherë, pas një lidhjeje që kishte pasur para njohjes më të shoqin.
“Ishte me të, ishin martuar dhe jetonin së bashku”- ka thënë prokurori Richard Christie. Hetimet treguan se nga momenti i vrasjes ata kishin së paku 12 javë që jetonin së bashku.
“Burri mendonte se gruaja takohej me dikë tjetër dhe ishte xheloz”- thonë mediat, referuar burimeve nga hetimet. Rexha ka treguar për fiksimin që kishte pasur për lidhjen e saj të parë dhe ka treguar se dyshonte se ajo kishte bërë një abort. Madje u ka thënë atyre se kishte dyshime se mund të ishte përdhunuar nga një tjetër burrë.