Loading...

Meta: ‘Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh’

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar në 5-vjetorin e vdekjes poetin e madh Dritëro Agolli.

Meta ka postuar një foto, ku shihet duke pirë një kafe teksa kujton Dritëro Agollin me vargjet e vjershës “Kur të jesh mërzitur shumë.

Postimi i Metës:

Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh:

“Po kur të jesh mërzitur shumë,

Në raft të librave kërkomë,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrekeje”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com