Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar marrëveshjen me Greqinë që do të çohet për miratim.
Ministri u shpreh se Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët, për të parandaluar një sërë krimesh si kontr abanda, tr afikimin e emigr antëve dhe lë ndëve na rkotike.
Çuçi tha se në qendër do shërbejnë policë e doganier grekë e shqiptarë që do shkëmbejnë informacione për parandalimin e krimit, kryesisht atë kufitar.
Çuçi: Sot kemi sjellë për miratim një marrëveshje me Greqinë për të ngritur një qendër të përbashkët në Kakavijë të bashkëpunimit po licor mes dy vendeve. Marrëveshja është në përputhje me synimin tonë për ta bërë Shqipërinë një vend me kufi të hapur por të sigurt. I shërben lëvizjes të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Thelbi i marrëveshjes është ngritja e një grupi ekspertësh të dy vendeve ku do të shkëmbejmë informacion për të parandaluar veprimtarinë kr iminale, kon trabanda, tra fikimin e emigr antëve. Shkëmbimi i info mes vendeve është praktikë e njohur, por ngritja e një strukturë të tillë unike për nga forma e lehtëson këtë proces.
Nëse dikur ngriheshin mure e gardhe me gjemba sot po ngremë strukturë të përbashkët ekspertësh me pol icë që do të shkëmbejnë informacion në kohë reale. Do të marrim parasysh që qendra në veprimtarinë e saj nuk i mbivendos autoritet përkatëse, por vetëm i bën më efikase. Qendra është si një zyrë one stop shop çdo gjë që ka li dhje me informacionin proc edohet shpejt, aksesohen të dhënat kombëtare që kontaktohet çdo institucioni i mundshëm që ka informacione. Ne kemi marrë disa nisma të bashkëpunimi rajonal, marrëveshjet me Kosovën apo rajonale dhe ato në kuadër të Open Ballkan.
Këtë vit nëpërmjet një projekti do të përsoset modernizimi i pikës së kufirit nëpërmjet sistemeve të teknologjisë. Synojmë digjitalizimin në pikat kufitare për shtetasit dhe automjetet duke ndërfaqur sistemet dhe njehsuar procedurat. Në synojmë shtimin e kalimeve kufitare. Ju ftoj të voton pro në mënyrë që përpjekjet tona të kenë një instrument më tepër efikas në dispozicion siç është qendra e përbashkët.