Bashkim Balili, vëllai i të shumëkërkuarit nga drejtësia Klement Balili ka reaguar në media për bllokimin e liçensave të biznesit.
Ai ka deklaruar për News24 se kompleksi Santa Quaranta është ndërtuar me të ardhura të ligjshme dhe se ai do ta apelojë vendimin për sekuestrimin e pasurive.
“Shoqëria ime Balili&Co” ka aktivitet 23-vjeçar dhe nuk kam ortak as vëllezërit dhe as fëmijët në kompani. Kam 350 punonjës të regjistruar. Kam marrë pjesë në tendera konform ligjit.Çdo gjë është pasqyruar në ekstraktet e QKR-së.
Nuk është hera e parë që e akuzojnë Klementin. Nuk është vetëm Klementi i arrestuar, por e gjithë familja.”