Edhe delegacioni Europian në Tiranë me një deklaratë të ditës së sotme është shprehur se dënon dhunën që ndodhi dje në Kuvend dhe protestë.
Delegacioni Europian i drejtuar nga Romana Vlahutin, ka të njëjtin qëndrim edhe si ambasada e SHBA-së në Tiranë, e drejtuar nga Donald Lu.
Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:
BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.