Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon se si do të jetë Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila sipas tij do t’i japë vendit tonë një peshë të re strategjike në skakierën e sigurisë europiane.
Faza e parë e investimeve do të kushtojë më shumë se 50 milionë euro, ndërkohë që investimi parashikon rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Gjithashtu në këtë bazë ajrore do të ndërtohen edhe depo armatimi, depo karburanti dhe stacioni i avarive e zjarrit.
Qeveria shqiptare do të mbulojë shpenzimet e shpronësimit, rrethimin e bazës, ndërtimin e rrugëve lidhëse, si dhe linjat tërësisht të reja të energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë.