Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë në Spitalin Ushtarak, ku ka vizituar punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme.
Xhafaj është interesuar për shëndetin e tij dhe i ka uruar shërim të shpejtë.
Efektivi i “Shqiponjave” O.M. u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ku pati konflikt mes protestuesve dhe policisë.
Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore
Ditën e sotme, u votua nga mazhoranca kryeprokurorja e përkohshëm e përgjithshme, Arta Marku, proces ky që u kundërshtua fortë nga opozita.