Kryedemokrati Lulzim Basha e ka perfunduar rreth ores 09:40 mbledhjen e grupit parlamentar ku ka dhene edhe udhezimet e fundit për organizimin e protestës që pritet të nisë brenda pak minutash.
Pas perfundimit te mbledhjes, Basha i eshte drejtuar salles se seancave plenare ne Kuvend ku pritet te nise seanca. Ne kete seance Basha do te kerkoje heqjen nga rendi i dites i zgjedhjes se kryeprokurorit te perkohshem.
Por sipas gazetares se News 24, ne nje lidhje direkte ajo tha se kur Basha dhe deputetet kane kaluar prane protestuesve, ka ngritur dy gishtat dhe i ka pershendetur protestuesit, por ata mesa duket nuk e kane pasur vemendjen dhe nuk kane reaguar aspak.
Pas perfundimit te mbledhjes se grupit, jane pare nje numer i madh simpatizantesh dhe protestuesish te mberritur nga Kavaja qe jane futur ne seline demokratike, nuk dihet per cfare.