Loading...

Lajm i fundit/ Skandal i ‘Gjirofarm’, gjenden mbetje në kos, AKU bllokon produktet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllo kuar linjën e kosit dhe salcës së kosit të kompanisë “Gjirofarm”.
Mësohet se në këto produkte janë gjetur mbe tje dhe sipas kreut të AKU-së një kompani e huaj do të kryejë analizat.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

“Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim”, thuhet në njoftimin e AKU.

Burime për mediat bëjnë me dije se inspektorët e AKU-së po kontrollojnë këto produkte në marketet e Gjirokastrës , ndërkohë që u është bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kthejnë produktet e blera.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com