Rreth orës 12.50 të ditës së sotme në fshatin Valbonë afër ish-turizmit të Valbonës është mbytur në lum shtetasi G.Z. punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës.
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezultoi se 35 vjeçari banues në Tropojë ishte duke punuar në breg të lumit Valbonë.
Raportohet se gjatë pushimit të drekës ai ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më.
Në afërsi të burimit, është gjetur jeleku i punës që mbante veshur ky shtetas, i cili dyshohet të ketë rënë në lumë.
Policia në bashkëpunim me banorët e fshatit kanë filluar kërkimet për gjetjen e G.Z nga ora 13:30 deri në orën 17:30, ku për shkak të errësirës janë ndërprerë kërkimet për t’i rifilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme.