Loading...

3 të penduar në Itali rrezikojnë Saimir Tahirin

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke folur pak më parë në “Kjo Javë” hodhi dritë mbi çështjen aq të përfolur, atë të përgjimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe nisjen e procedimit penal nga prokuroria e Katanias për të.

Gazetari Hoxha zbulon detaje të reja nga hetimet dhe ngre dyshime se të paktën tre prej anëtarëve të grupit “Habilaj” të arrestuar atje mund të kenë folur dhe mund të kenë dëshmuar.

Sipas tij, janë pikërisht ata që me dëshmitë e tyre mund ta rrezikojnë ish-ministrin Tahiri.

“Procedimi për Tahirin në Itali ka nisur në 27 tetor. Është marrë vesh vonë, dhe në rastin konkret Saimir Tahiri nuk është vënë në dijeni. Prandaj çështja ka qenë kaq e padukshme dhe kaq e vështirë për tu marrë vesh. Dua të them se çështja është bërë interesante se në grupin Habilaj janë 4 italianë dhe 3 shqiptarë, 3 prej tyre rezultojnë të penduar, 2 prej tyre shqiptarë. Kjo e intrigon çështjen. Kemi një bashkëpunëtor si Sebastiano Sardi, ky del edhe në përgjimet e Habilajve. Por fakti që Prokuroria ka edhe dy të tjerë të penduar, kjo mund të jetë për mua detaji i ri apo fakti i ri që e ka çuar prokurorinë e Katanias të nisë procedimin për Tahirin. Nga përgjimet ambjentale nuk është se ai implikohet. Por, në rast se mes grupit ka dikë që flet, aty situata ndryshon. Të penduarit mund të kenë folur. Megjithatë tashmë do kemi një arbitër të paanshëm, një prokurori profesionale që do sqarojë edhe publikun shqiptar nëse është apo jo i implikuar Saimir Tahiri, nëse ka apo jo prova për të”,- u shpreh Hoxha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com