Loading...

Bie në prangat e policisë një efektiv i policisë Kufitare Vlore

Bie në prangat e policisë një efektiv i policisë Kufitare Vlore, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Mësohet se Bledar Shele është vënë në pranga nga SHÇBA pasi dyshohet se i kërkoi 100 euro një personi për të lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë ne zonën “Shengen”.

“Në kuadër të operacionit “Blue border”, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë goditur një rast të korrupsionit pasiv.

SHÇBA kishte regjistruar procedimin penal në Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me herët.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme.

Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës.

Efektivi i pikës së kalimit kufitar dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për të lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë në zonën “Shengen”.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan sasia prej 100 eurosh në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com