Loading...

Vjen dorëheqja e parë nga sk andali i publikimit të pagave

Drejtori i Sistemit Informatik në Drejtorinë e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen.
Vendimi vjen pas skandalit të publikimit të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të dhëna që po qarkullojnë në duart e kujtdo në internet.

Burime nga Tatimet thanë për panorama.al se drejtori i Sistemit Informatik është vendosur në dispozicion të he timeve që ka nisur Pro kuroria e Tiranës.

Ndërkohë që të premten, 24 dhjetor, skandali është thelluar pas publikimit të një tjetër databaze, me targat e makinave të shqiptarëve.

Pro kuroria nisi verifikimet me iniciativë, por edhe nisur nga ankesat e disa qytetarëve, ndërsa dje u regjistrua pro cedimi për 3 vepra pe nale.
“Panorama” mëson se Pr okuroria ka dërguar 3 ofi cerë të grupit he timor në institucionet e AKSHI-t, ISSH-së dhe në Drejtorinë e Tatimeve.

P rokuroria po kryen he time për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Burimet thanë se, nga të dhënat e deritanishme, dyshohet të jenë kryer rreth 640 mijë veprime për afro 3 muaj, përmes dokumentit të listës së pagave.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com