Ka nd ërruar jetë në moshën 135-vjeçare gruaja e cila konsiderohej si personi më i vjetër në botë. Almihan Seyiti nga Kina Perëndimore i kishte parë të gjitha gjatë jetës së saj mbi një shekullore. Sipas Daily Mail, ajo kishte lindur më 25 qershor 1886, gjatë dinastisë perandorake Qing, dhe u shpall zyrtarisht personi më i vjetër i gjallë i kombit në vitin 2013 nga Shoqata Kineze e Gerontologjisë dhe Geriatrisë.
Seyiti vd iq “në mënyrë paqësore” ndërsa ishte e rrethuar nga familja. E martuar në vitin 1903, thuhet se ajo kishte birësuar një djalë dhe një vajzë me burrin e saj i cili vdiq në vitin 1976, ndërsa ajo ishte dëshmitare e gjashtë brezave pasardhës. Ajo ka lënë pas 43 nipër e mbesa.
Nipi i Seyiti dhe kujdestari kryesor Kuerban Nuer tha se ajo ndihej mirë dhe çdo ditë bënte ecje në këmbë në orën 10 të mëngjesit. Po ashtu 135-vjeçarja kishte një pasion të veçantë për muzikën dhe e dëgjonte përherë para se të flinte.