Loading...

Gaz Bardhi përpl aset me gazetarin: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte në PD

Sekretari i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur a kzuave se në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha nuk u arrit kuorumi pasi salla kishte një kapacitet prej rreth 2 mijë vendesh.

Sipas Bardhit, delegatët ndodheshin edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve.

Bardhi u përp las me një prej gazetarëve, teksa i kërkoi të bëjë publikë funksionet që kanë anëtarët e PD-së që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

“Nuk i nxinte salla”

Bardhi: Ne ju lamë akses të plotë ju dhe kamerave, asnjë nuk u pengua. Komisionet e verifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve ishin në të gjitha ambientet ku ju ishit prezent. Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë regjistrohej në komisionin përkatës, dhe numri i anëtarëve në mbledhje, është numri i anëtarëve të regjistruar. Ky nuk është Kuvendi i parë që PD bën në Pallatin e Kongreseve. Kështu është bërë edhe kur në sallë ka qenë prezent Sali Berisha. Pallati nuk ka vetëm salla dhe karrige, kanë qenë të vendosur edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. E sigurtë është që verifikohet shumë më mirë se në stadium.
“Çfarë funksionesh kanë?”

Bardhi: Se si e bëj unë transparencën nuk ma cakton Çim Peka. Çim Peka të bëjë transparencën e partisë së vetë. Koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës, ka marrë fund. Secili është anëtar me funksion. Se çfarë është nuk e dini ju, nuk e di as Çim Peka.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com