Në një pjesë të dosjes me 900 faqe publikuar dje në media, nga hetimet dhe përgjimet e italianëve për Habilajt, zbulohet edhe nje detaj ku ne pershkrimin e pergjimeve prokuroret e Katanias kane cilesuar si te cuditshme menyren e menaxhimit te makines se Saimir Tahirit nga Habilajt qe konsiderohen persona te rrezilshem.
“Në këtë rast, reparti si më sipër në bazë të kërkesës së Grupit të Njësisë ka dërguar kopje të pasaportave të Habilaj dhe Çelaj si dhe të lejes së qarkullimit të automjetit me targë AA003EY që nga dokumentat rezultonte AUDI A8 me targë AA003GB regjistruar në emër të “Saimir Bashkim Tahiri”, rezident në Tiranë në Muhamet Gjollesha.
Nga kërkimi me anë të burimeve të hapura vërtetohej se Saimir Bashkim TAHIRI ishe (dhe është akoma aktualisht) ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe menaxhimi “i çuditshëm” i makinës Ausi AA003GB nga ana e HABILAJ, familiarë të tij, e kishte përfshirë në një skandal që e kishte akuzuar për përplasje mes tyre, të çmuar se janë kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Për të treguar me siguri se makina e përmendur A8 bashkë me dokumentacionin përkatës që vërtetonin përkatësinë e një ministri të shtetit shqiptar, ishte dhënë në përdorim të Habilajve” – thuhet në dosjen e prokurorisë italiane të Katanias