Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e bllokimit të pasaportës, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi për mikrofonin e Ora News se “do të flasë shumë shpejt”.
Avokati Maksim Haxhia deklaroi se e prisnin vendimin e Gjykatës dhe se do të ndërmarrim hapat ligjore Seanca ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ish ministri mësohet të jetë deklaruar në seancë se ishte i interesuar të zbardhej e vërteta.
“Nuk ka rrezik ike, rreziku mund të ishte në fillim, unë jam i interesuar të dalë e vërteta. Nuk kam udhëtuar me asnjë makinë të një krimineli dhe nuk kam kryer asnjë vepër penale. Unë jam i interesuar të dalë e vërteta” është shprehur Tahiri.