Loading...

PD në Vlorë pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, ja sa anëtarë, morrën pjesë në votime

PD Vlorë, Nga 1365 anëtarë, morrën pjesë në votime 913! Nga këta, 903 votuan pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, 8 kundër dhe 2 vota ishin të pavlefshme.

Me rezultatet e Referendumit të sotëm, PD Vlorë tregoi se është në ballë të lëvizjes për rithemelimin e kësaj partie!
Si kryetare e lidhjes demokratike të gruas Vlorë, ju shpreh mirënjohjen më të thellë, dhe falenderimin tim ndaj çdo anëtareje të Ldg Vlorë, dhe çdo anëtari të PD Vlorë, me shprehjen e vullnetit të lirë me votë të lirë, për rithemelimin e Shtëpisë së Lirisë PD, për Vlorën, dhe për Shqipërinë me PD!

Falenderoj çdo demokrat, që ka kuptuar se Vlora dhe Shqipëria ka nevojë për një opozitë reale dhe jo fasadë të njeriut që ka marrë peng gjithë Shqipërinë.
Nga sot e në vazhdim, PD është e anëtarësisë dhe e vendimeve të saj. Ne do të jemi bashkë, më të fortë e plot shpresë për të bërë Shqipërinë.

Ju faleminderit me mirënjohje dhe përulje! Zoti e bekoftë Vlorën, Shqipërinë, demokratet e lirë, PD, dhe kombin shqiptar!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com