Loading...

Lulzim Basha: Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, me vendim të mbi 4400 delegatëve, ka mbajtur një mbledhje në Pallatin e Kongreseve, që thotë se është Kuvendi i PD.
Basha mbajti një fjalim, ku bëri premtime, se si do të ndryshojë ai jetën e shqiptarëve, kur të vijë në pushtet, në luftën që sapo ka filluar… “Askush nuk do t’ju pengojë të bëni ëndrrat realitet edhe pse nuk keni numrin e celularit të kryeministrit.

Unë do t’ju garantoj që askush nuk do ta prektë endrrën tuaj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kapja e shtetit“, tha ndër të tjera Basha.
Basha deklaroi se Kuvendi i ditës së sotme është “historik”. “Fitorja nuk vjen kurrë duke patur një non-grata”, tha Basha, duke iu referuar Berishës.
“I kam pranuar shi gjetat dhe rru fetë me lehtësinë më të madhe, sepse nuk e bëj për vete, por e bëj për Partinë Demokratike, për demokratët, në emër të kontributit dhe sakrificës së tyre. Drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë për demokratët“, deklaroi kryetari i shkarkuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com