Skënder Shkreli, ka ardhur posaçërisht nga Kosova për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha në Referendumin e ditës së sotme, ku votohet nga anëtarësia e PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Duke folur për Fax News, Shkreli tha se Kuvendi i Bashës, që mbahet në Pallatin e Kongreseve, do të jetë me gjysmën e anëtarëve përfaqësues të PS-së. Qytetari tregoi se ai do të jetë dhe në protestën e ditës së hënë që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.
“Ky quhet Kuvendi i Edi Ramës, me Lulzim Bashën në krye, gjysma e këtyre janë të PS-së, po të futesh dhe ti kërkosh janë anëtarë të PS-së. Po pastrohet njeriu i shitur, ai është vegël e Edi Ramës, ju e dini që ai është një njeri i shitur, unë kam qenë një nga ato që kam mbështetur çadrën, dhe ai e shiti.
Ne presim që Luli të njohi votimin në Referendum, por ju i keni parë disa ambasada që kanë thënë se nuk përzihen në çështjet e brendshme të partive.
Kam ardhur posaçërisht nga Kosova, dhe do të qëndroj deri ditën e martë, do të jem i pari në protestën e së hënës”, u shpreh Shkreli.