Loading...

Vendimi i Trump tronditi botën,anullohen Krishtlindjet

Presidenti i SHBA Donald Trump është fajtor për “anulimin e festës së Krishtlindjeve” në Nazaret, qyteti ku Jezusi mendohet se ishte rritur. Nazaret, qyteti më i madh arab në Izrael me një popullsi myslimane dhe të krishterë prej 76,000, është një nga pikat ku festohet më shumë festa e Krishtlindjeve.

Qyteti arab izraelit tha se kishte anulluar festimet pët Krishtlindje në shenjë proteste ndaj vendimit të Presidentit të SHBA për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Trump njoftoi vendimin javën e kaluar, duke përmbysur kështu një vendim prej dekadash të politikës amerikane dhe duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke rrezikuar përpjekjet paqësore në Lindjen e Mesme dhe duke tronditur botën arabe dhe aleatët perëndimorë.

Zëdhënësi i qytetit Salem Sharara tha: “Ne kemi vendosur të anulojmë këngën dhe vallëzimin tradicional të Krishtlindjeve, sepse ne jemi në një kohë të trazuar, për shkak të asaj që Trump ka thënë për Jerusalemin”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com