Loading...

Ky eshte vendimi i Evropes per industrine e mishit

Parlamenti Evropian ka pasur sot para vetës një sfidë të madhe për të votuar.

Anëtarët për vetëm tre vota parandaluan një vendim, i cili do t’i kushtonte jo pak industrisë së mishit, shkruan The Guardian, transmeton Indeksonline. Nga 376 vota, 373 votuan pro, 272 ishin kundër dhe 30 abstenime.

Ky vendim është pritur shumë nga industria e donerëve, të cilët thonë se kanë nevojë për fosfate për të mbajtur mishin e ngrirë të lëngshëm, të butë dhe të shijshëm për ta konsumuar.

Kryetari i grupit EPP, Kristian Democrat i cili argumentoi vendimin e PE-së tha “Ne kemi ruajtur qebapin tuaj. Jeni të mirëseardhur”.

Socialistët dhe të gjelbrit argumentuan propozimin për të ndaluar shitjen e dynerëve, duke thënë se po ndikon keq në shëndet.

“Kjo është një ditë e trishtuar për të drejtat e konsumatorëve, të cilat janë shkelur”, tha Bart Staes.

Vendimin e sotëm një studim nga Agjencia Evropiane për Siguri në Ushqim (EFSA) që do të bëhet në vitin e ardhshëm mund ta rikthej atë në Parlament.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com