Loading...

Vlore:Gjendet i pajete i riu ne nje ndertese te braktisur

Një i ri është gjetur i pajetë në Vlorë këtë të mërkurë, në një ndërtesë të braktisur.

Dyshimet e policisë janë se i riu ka gjetur vdekjen nga një mbidozë heroine.

Dyshimet

Salla Operative e Policisë së Vlorës është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “4 Heronjtë”, në një godinë të braktisur ndodhet një person i pajetë.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në një godinë të braktisur ndodhej i shtrirë dhe i pajetë Enea.Dumo., 23 vjeç.

Dyshohet që viktima të ketë konsumuar lëndë narkotike (heroinë) pasi nga këqyrja paraprake e kufomës, është konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.

Denoncimi “i zhdukur”

Për 23-vjeçarin, familjarët ditën e sotme kanë njoftuar në Polici se ai është larguar nga banesa, bëjnë me dije burime policore.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën  mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com