Shefi i qeverisë, kryeministri Edi Rama ka shprehur gadishmërinë për një tjetër marrëveshje me opozitën, duke e cilësuar atë të arritur në 18 maj mes tij dhe kreut demokrat, Lulzim Basha, si një eksperiencë të shkëlqyer komunikimi dhe mirëkuptimi.
Rama duke folur në pritjen e organizuar për Ambasadorët e akredituar në Tiranë, tha se ky ishte një thesar që ne duam ta pasurojmë me të tjera akte dhe përpjekje për të mbajtur hapur rrugën e dialogut që duhet ngritur në një nivel tjetër.
“Nuk do rresht për të shprehur këtë vullnet edhe në ditët e fundit në këtë fundviti”, tha Rama.
Sakaq, referuar procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave, Rama shprehu besimin se ambasadorët e vendeve të BE do të jenë avokatët e shqiptarëve në këtë proces madhor.
“Po të llogarisim vitet nga dhjetori tani në atë të 27 viteve kur ne nisëm zgjimin, ka kaluar shumë kohë. Por nëse i vendosim këto vite në kontekst të gjerë, mund të themi që kemi bërë një progres të madh në raport me të djeshmen. Shqipëria e nesërme do të jetë më e mirë se ajo e sotmja.
Faktikisht u arrit dhe sot do të ishte e padrejtë që të mos kujtohej roli i luajtur nga shumë kush, për të materializuar marrëveshjen që reflektoi më së miri që mbart politika shqiptare për të realizuar gjerë që mund të duken të panumërta me bashkim në moment kyçe dhe në funksion të aspiratave kombëtare. Ky vit na tregoi dhe se sa e vështirë është rruga e zbatimit të reformës në drejtësi.
Po ashtu zbatimi i kësaj reforme është proces i pakthyeshëm, humbëm disa muaj për të nisur procesin e Vettingut, por varet si e shikon. Në dy vite ndryshuam kushtetutën dhe kemi miratuar ligje të reja dhe kemi ngritur një drejtësi të re. Por kjo duhet e shpejt si drita e krahasuar me kohën për të bërë një reformë në drejtësi. Nuk ka më kohë për të humbur për tu bashkuar me Evropën.
Pavarësisht prekjeve që ka bërë gjithsesi dhe meritave që ka gjithkush në këtë proces, askush nga ne nuk mund të bënte një reformë në drejtësi kaq të shpejtë dhe për të mbajtur këtë ritëm në zbatimin e saj. Si askush nuk do ti kishte bërë këto gjëra nëse nuk do të ishte destinacion Bashkimin Evropian. Jemi më afër se asnjë herë për çeljen e negociatave me bashkimin e evropian”, tha Rama.