Loading...

Kush e vrau Ndokën? Hetuesit të pashpresë

Hetimet per te gjetur vrasesit e Aleksandër Ndokës thuajse janë në pikën zero dhe hetuesit nuk jane ndihmuar as nga dëshmitë e marra nga familjarët e tij dhe punonjesit e lokalit qe kishte Ndoka, ku edhe kishte qene per here te fudit para ekzekutimit. Kur kanë kaluar tri ditë nga atentati që i mori jetën 48-vjeçarit, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, identifikimi i autorëve duket gati i pamundur, pasi sipas të dhënave nga grupi i hetimit, ata nuk kanë lënë prova në vend. Përveç gëzhojave të kallashnikovit që u gjetën në vendngjarje, hetuesit nuk kanë administruar asnjë provë tjetër të vlefshme.

Ndërkaq, në lagjen “Nëne Tereza” të Lezhës, ku mendohet se kanë lëvizur autorët, ndodhej vetëm një kamerë sigurie e një biznesi. Kjo ishte shpresa e vetme e hetuesve, por nga këqyrja e saj nuk rezulton asnjë automjet apo person që mund ta lidhë ngjarjen me autorët. 12 personat që u shoqëruan në lidhje me ngjarjen, janë liruar që të gjithë. Ata janë marrë në pyetje, por nuk është administruar asnjë informacion me vlerë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas ceremonisë mortore, në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe vëllezërit dhe të afërmit e 48- vjeçarit (nuk konfirmohet nëse është pyetur edhe ish-deputeti). Por ata kanë thënë para grupit hetimor se, nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të fshihet pas vrasjes së Aleksandrit.

Sipas tyre, ata nuk kishin asnjë konflikt, dhe viktima vetë nuk kishte shprehur asnjë shqetësim gjatë kohëve të fundit. Madje, sipas familjareve, ai lëvizte lirisht në çdo kohë. Këtë e konfirmon edhe fakti i lëvizjeve të tij në orët e vona dhe i vetëm, si dhe shkujdesja në masat e sigurisë duke qenë se as rruga para banesës nuk kishte ndriçim dhe as vila e tij nuk ishte e pajisur me kamera sigurie. Policia po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë, ndërkohë që veprimet po drejtohen nga drejtori për krimet e rënda, Niko Brahimaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com