Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga drejtor i përgjithshëm i Top Channel.
Blushi u ka dërguar punonjësve të TCH këtë e-mail: “Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”- shkruhet në e-mail.
Ben Blushi u vendos para katër vitesh në krye të Top Channel. Gjatë kohës që drejtoi televizionin, Blushi bëri të hapen në TCH një sërë emisionesh shumë të shikuara nga publiku shqiptar. Dorëheqja e papritur e Ben Blushit ka krijuar shumë pikëpyetje në mjedisin mediatik dhe politik, pasi Blush ka qenë një ndër politikanët më kurajozë si dhe një ndër gazetarët më profesionistë.