Loading...

Gj*obitet mjekja, i preu këmbën e gabuar pacientit

Një mjeke kirurge në Austri është gjo bitur pasi preu këmbën e gabuar të një pacienti në fillim të këtij viti. Pacientit të moshuar i është hequr këmba e djathtë në vend të së majtës, ndërsa gabiumi u zbulua vetëm dy ditë më vonë. Të mërkurën, gjykata në Linz e shpalli fajtore 43-vjeçaren për neglizhencë të rëndë dhe e gjobiti me 2,700 €. E veja e pacientit, i cili v diq para se çështja të dërgohej në gjykatë, mori 5000 euro dëmshpërblim.

Pacienti kishte shkuar në klinikën në Freistadt në maj të vitit të kaluar për t’i prerë këmbën, por mjekja shënoi gjymtyrën e gabuar për amputim, raporton agjencia e lajmeve AFP. Gabimi u identifikua gjatë një ndërrimi rutinë të fashës dhe pacientit iu tha se do t’i duhej të pritej edhe këmba tjetër. Në atë kohë, spitali deklaroi se incidenti kishte ndodhur si “rezultat i një sërë rrethanash fa tkeqe”. Drejtori i kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.

Në gjykatë, kirurgia tha se kishte pasur një defekt në zinxhirin komandues në sallën e operacionit. Raste të tilla janë të rralla, por ka pasur incidente të ngjashme në të kaluarën. Në vitin 1995, një mjek në SHBA zbuloi në gjysmë të rrugës së operacionit se ai ishte duke i prerë këmbën e gabuar një pacienti me diabet. Ai u detyrua të vazhdonte pas prerjes së muskujve, tendinave dhe ligamenteve.
/joq

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com