kontratën për dhurimit të 20% të hotel Vollgës, Shullazit.
Noterja Aida Spahiu deklaroi se i qendron deklarimeve të saj se kontrata për shitjen e hotel Vollgës ishte bërë me vullnet të plotë dhe pa kërcënime. Por biznesmeni Beqja ka reagur duke thënë se e siguronte Gjykatën se zonja po gënjente dhe kishte prova për këtë. “Po gënjen, kam provat, se jam takuar me të në Rinas”.
Avokati i Shullazit iu është drejtuar prokurorëve me fjalët: “Jeni në ditën tuaj të zisë”. Vetë i akuzuari Emiljano Shullazi deklaroi se “është gjykata e ka mësuar Ylvi Beqajn çfarë të thotë.”
HISTORIA I akuzuari Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të hotel Vollgës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” , administrator i së cilës ishte Beqja, është detyruar t’i japë 20 për qind të pronës Shullazit për të përfunduar gjithë problemet e pronësisë. Kësisoj, pasi ato u zgjidhën, rezultoi se në dhjetor 2014, Beqja në cilësinë e administratorit të “Saudi Brothers” i ka dhuruar Emiljano Shullazit “në shenjë mirënjohjeje” 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish-hotel Vollga.